Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Elbasanit, duke arrestuar 40-vjeçarin Durim Koçi, pasi ushtroi dhunë ndaj rojes së shkollës “Qamil Guranjaku”, në Elbasan.
Koçi akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi më datë 14.02.2024, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 70-vjeçar, rojë në një shkolle 9-vjeçare.