Një 34-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi ushtroi dhunë daj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi N. P., 34 vjeç.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/