Rrahu me grushte një grua 33-vjeçare, prangoset 59-vjeçari në Durrës

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për shkak se akuzohet se ka dhunuar një grua 33 vjeçare.

Ngjarja e rëndë është shënuar në korrik ku i arrestuari me inicialet Xh.N ka goditur me grushte, një grua 33-vjeçare me inicialet B.Q.

Xh. N., 59 vjeç, banues në Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.10.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:

Xh. N., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.10.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, më datë 19.07.2021, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasen B. Q., 33 vjeçe, banuese në Durrës.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/