Një 41-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në Kukës pasi akuzohet se ka goditur me grusht drejtorin e një banke në qytet.
Gjatë ndalimit, atij i janë sekuestruar mbi 16.000 euro, por edhe një mjet prerës.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi S. G., me detyrë drejtor i një banke në qytetin e Kukësit, se ishte goditur për shkak të detyrës nga një shtetas, në ambientin e punës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Office”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Prishtinë, i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin S. G. dhe më pas është larguar nga banka. Pas ndalimit nga Policia, gjatë kontrollin në automjetin e tij, janë gjetur 16 813 euro pa dokumentacion që tregon burimin e tyre, një mjet prerës (kosore), dokumente dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, njoftoi policia./Albeu.com.