Këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht shumë e dashur për publikun, Rozana Radi zakonisht është parë shumë aktive në rrjete sociale.
Teksa ndan me fansat e saj moment të jetës private. Këtë herë këngëtarja Radi nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale ka bërë të ditur se së shpejti do të rikthehet fuqishëm me një projekt të ri muzikorë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Radi, teksa njofton se duetin e radhës do ta ketë me reperin e njohur, Stine.
Kjo është pritur me entuziazëm nga publiku, pasi këngëtarja për herë të fundit është parë katër vite më parë, si pjesëmarrëse në “Këngën Magjike”, ku arriti të triumfojë dhe të rrëmbje trofeun e këtij spektakëli me këngën e titulluar ” Ma thuaj ti”.
Tashmë ajo rikthëhet me plotë energji, pas një periudhe shkëputje prej 10 vitesh në muzikë me bashkëpuntorë të tjerë.
Ndërkohë që projekti është drejt lançimit, Rozana ka publikuar një video në “Instagram” ku prezanton një pjesë të këngës.
Disa vargje nga teksti, “jo nuk po dua sot një serenate, jo nuk mund të kem kaq pak”./albeu.com/
View this post on Instagram