Rozana Radi nuk bën botox, kjo është arsyeja pse aktorja ka marrë këtë vendim

Nuk e dimë si ta quajmë tekstshkruese, këngëtare, aktore apo moderatore. Ja pra ajo është Rozana Radi, një nga personazhet më të njohur të showbizit shqiptar, duke i bërë të gjitha.

Vitet e fundit Rozana ëhtë parë si biznesmene pasi ka krijuar një linjë veshjesh.

Këngëtarja edhe pse ka mundësi të mira financiare nuk ka bërë asnjë ndërhyrje edhe kur bëhet fjalë për botox, pasi ky i fundit nuk është në preferencat e saj.

“Një aktore në profesion nuk duhet të përdorë Botox pvr mendimin tim, sepse i ikën mimika dhe do t ishte e vdekur në portret kur interpreton. Nëse ngrej vetullat efekti është ky në foto”, shkruan Rozana.

Përsa i përket projekteve në televizion thuhet se Rozana do të rikthehet në ekran dhe ka zëra se atë do ta shohim në ekranin e Ora News./albeu.com