Rovena Dilo: ‘’Këta janë dy deputetët që më morën pronën…”

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo gjatë emisionit Oxygen Show me Besim Dinën, ka folur edhe për një problem me pronën që kishte me dy deputetë shqiptarë.

Pronën të cilën ia kishte lënë trashëgimi, gjyshi i saj, i kishte dalur problem më pastaj, duke arritur si çështje edhe në gjykatë, shkruan OxygenPress.

“Unë kam një lokal që shumë shqiptarë e njohin, quhet Bar-Roven. Në zemër të Bllokut, atje ku është Enver Hoxha. Unë jam në një çështje shumë të rëndësishme, që është bërë shumë publike, shumë mediatike para dy viteve. Kur dy deputetë, normalisht të inkriminuar, Tom Doshi dhe Çim Babasi, më nxorrën që andej duke korruptuar çdo gjykatë, çdo nivel gjyqësor , çdo prokuror, dhe çdo gjë tjetër. Dhe sot ata ndërkohë që jemi në gjyq, pronën tonë janë duke e ndërtuar këtë pronë”, ka thënë Dilo.

Sipas saj të tilla probleme, në Shqipëri janë të shpeshta. Duke shtuar, se me marrjen e pronës, ia kanë marrë edhe jetën.