Roth flet pas takimit me Bashën: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Pas takimit me kreun demokrat Lulim Basha, ministrin gjerman për Europën, Michael Roth ka folur për mediat.

Ai tha se e ardhja e Shqipërisë është në BE dhe se shpreson që më 22 qershor Shqipërisë të merret një vendim pozitiv për hapjen e ngegociatave.

Roth, sa i takon zgjedhjeve tha se i beson vlersimeve të OSBE/ODIHR.

“Një vizitë në Shqipëri do të nënkuptonte jo vetëm një takim me qeverinë por edhe me opozitën dhe shoqërinë civile. Natyrisht që të gjitha kritikat e adresuara duhet të qartësoheshin dhe duhet të bëheshin përmes institucioneve. I besojmë vlerësimeve të ODIHR që është i pavarur dhe na ka mbështetur për proceset zgjedhore, duke i vlerësuar nëse kanë qenë të hapura. Jam dakord me Bashën kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme kjo nuk varet vetëm nga qeveria por edhe parlamenti dhe opozita. Shpresoj që pas debateve të gjendet një qasje me respekt mes qeverisë dhe opozitës. Unë jam në politikë prej 23 vitesh dhe prej 8 vitesh në qeveri. Kam qenë aktiv në opozitë dhe qeveri, duhet një demokraci e gjallë dhe e mbushur me jetë. Ne s’jemi armiq por konkurrentë. Parlamenti është vendi i duhur për debatet. Sigurisht që takimi me Bashën për mua ka qenë i rëndësishëm. Komisioni Evropian ka vlerësuar në mënyrë të kujdesshme kushtet nëse janë plotësuar nga Shqipëria. Komisioni ka dalë në një përfundim pozitiv, që i është bashkuar edhe qeveria federale dhe shpresojmë që më 22 qershor, KiE të dalë në vendimin pozitiv për hapjen e negociatave”, tha Roth./albeu.com


Shtuar 28.05.2021 11:44