Ronaldo opitimist pas 100 golave me Juven: Nuk ndalem këtu (FOTO LAJM)

Në sezonin e tij të 3-të, Ronaldo ka arritur shifrën e 100 golave me fanellën e Juves, shkruan Albeu.com.

Për këtë sukses ka reaguar vetë portugezi në rrjetet sociale.

Sigurisht që është një mesazh pozitiv, një këshillë – për veten e tij, për shokët e tij të skuadrës, për Juven – që synon të shikojë të ardhmen, me optimizëm, besim dhe forcë.

Ronaldon tani duket më i ngarkuar se kurrë në funksion të dy ndeshjeve të fundit të kampionatit, me Inter dhe Bolonja, të cilin Juve duhet ta fitojë për të shpresuar të vendi i 4. Aktualisht Juve është vetëm 1 pikë larg zonës Champiosn që mbahet nga Napoli.


Shtuar 13.05.2021 16:59