Juventus më në fund është rikthyer te fitorja duke mposhtur 2-1 në shtëpi Napolin, shkruan Albeu.com.
Ishte Ronaldo ai zhbllokoi shifrat duke realizuar në minutën e 13′.
Në pjesën e dytë realizoi Dybala i cili kishte vetëm 4 minuta që ishte futur si zëvendësues.
Ndërkohë, Napoli ngushtoi shifrat me Insigne i cili realizoi me penallti në minutën e 90′.
Pas 29 javësh Juventusi mban vendin e 3 me 59 pikë, ndërsa Napoli renditet në vendin e 5 me 56 pikë. /albeu.com/