Ish-“magjistari” i topit, Ronaldinho, i ftuar në “SuperTele” në DAZN”, ka komentuar momentin e Milanit, skuadrës në të cilën ka luajtur nga viti 2008 deri në vitin 2010.
“Gjithmonë e kam ndjekur Milanin dhe këtë vit ata dolën shumë mirë, jam i lumtur për ta”.
Për Leao
“Më pëlqen shumë, ai është një lojtar i madh. Një nga më të mirët tani.”
Çfarë kujtimesh keni nga Milani?
“Kam jetuar dy vjet e gjysmë në të cilat kam qënë i lumtur.”
Për lojtarët më të mirë në qarkullim
“Messi dhe Ronaldo janë dy nga më të mëdhenjtë, por tani ka disa lojtarë shumë të talentuar si Mbappe, Haaland, Raphinha.”
Për Maldinin dhe Gallianin
“Jam shumë i emocionuar për Paolon dhe gjithashtu për Gallianin. Ata janë dy miq dhe njerëz që më ndihmuan shumë kur mbërrita në Milano. Më jep gëzim t’i shoh të lumtur”.
A ka ndonjë Ronaldinho të ri?
Ka shumë lojtarë të tjerë që janë shumë të mirë, por nuk më pëlqejnë krahasimet”.
Si është Botërori pa Italinë?
“Është e vështirë të shohësh një Kupë Bote pa Italinë. Nuk e prisja kurrë”./ h.ll/albeu.com