Romeo Veshaj në Big Brother? Donaldi zbulon të vërtetën

Është përforlur gjatë se do të marrë pjesë në Big Brother VIP 3, por a do të jetë vërtetë Romeo Veshaj në këtë sezon të tretë pjesë e Shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një intervistë në rubrikën “Galeri” , vëllai i Romeos, Donald Veshaj ka hedhur dritë mbi planet e aktorit.

A është e vërtetë që Romeo ka bërë një kinoprovë për “5 Herë Jo” dhe nuk e ka fituar?

Donaldi: Po, po e ka bërë. Romeo ka qenë në audicion, por ai është një aktor kot dhe ne nuk e morëm… Jo se bëj shaka. Romeo është duke bërë edhe ai një projekt shumë të madh, për të cilin unë nuk kam të drejtë të flas sepse i takon atij dhe njerëzve që e prodhojnë të flasin për të. Po, ka lidhje. Është një projekt shumë interesant për të cilin do të dëgjoni në vitin 2024. Ai ka qenë shumë i angazhuar dhe iu desh të na linte. S’do ja fal gjithë jetën por…

Sapo po na thonin që mos fol për këtë projekt, por ti e the dhe të gjithë shqiptarët e morën vesh.

Donaldi: Po ai e ka nxjerrë edhe në rrjetet sociale që është duke xhiruar. Po xhiron vërtetë 6 ditë të javës, 10-12 orë në ditë dhe ka qenë shumë i angazhuar gati për 5-6 muaj, saqë nuk kishte mundësi të merrte pjesë. Ne kemi hequr personazhe nga filmi, sepse kishim një ‘Mondi i motit’… Filmi bën fjalë për një situatë televizive dhe Mondi i motit është një personazh që jepte motin, por ishte me badigardët e vetë, me fotografët e vetë sepse mendonte që emisioni i tij ishte më i rëndësishmi. Dhe Romeo na e dogji këtë personazh. Ai është në film, por nuk është i zhvilluar, gjithsesi besoj se do ta kemi mundësinë që ta fusim edhe në projekte të tjera.

Në një mesazh drejtuar të gjithë VIP-ave që u ofrohet bileta e artë për të marrë pjesë në Big Brother VIP 3, Donaldi tha ta përqafojnë si mundësi sepse është një eksperiencë unike që të vjen vetëm një herë në jetë. Sipas Donaldit, Big Brother është një mundësi shumë e mirë për njerëzit që duan të dalin në sipërfaqe, që kanë ëndërra dhe duan t’i materializojnë ato në diçka konkrete.

“Unë mendoj se Big Brother është një eksperiencë unike në jetë. E them vërtetë këtë sepse jam një njeri që e kam përjetuar si eksperiencë. Unë ua them të gjithë VIP-ave që e kanë me mëdyshje për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP 3 që është një eksperiencë ndryshe, që ty ta ndryshon jetën. Mua realisht ma ndryshoi jetën.

Unë para se të futesha në Big Brother kisha 6 vite që merresha me televizion, isha javë për javë në televizion i angazhuar në emision humori. Megjithatë Big Brother bëri që unë të dilja në sipërfaqe dhe njerëzit të shikonin se kush ishte ky djali, që ndoshta edhe nuk e kishin parë sepse ndonjëherë nuk të rastis të kesh pultin në dorë dhe nuk të kanë parë, kështu që ty të duhet një fuqi kaq e madhe sikurse është Top Channel dhe Big Brother që të të shohin. Pastaj aty e ke ti në dorë se çfarë zgjedh t’u japësh njerëzve sepse vëmendja është te ty. Kamerat janë te ty, njerëzit të shikojnë ty. Kështu që kjo është një mundësi shumë e mirë për njerëzit që duan të dalin në sipërfaqe, që kanë ëndërra dhe duan t’i materializojnë ato ëndërra”- tha Donaldi.


Shtuar 10.12.2023 22:41