Romancë e re? Portieri i kombëtares italiane në një lidhje me yllin e “Big Brother”

Mediat italiane duket se kanë zbuluar një romancë të re në botën e futbollit.

Bëhet fjalë për portierin e Totenhemit dhe Italisë, Xhulialmo Vikario, i cili duket se është në një lidhje me yllin e “Grande Fratello” (Big Brother) Antonela Fiordelisi.

Modelja është parë që ka kaluar natën e ndërrimit të viteve në Londër dhe sipas “Corriere dello Sport” arsyeja ishte takimi me portierin 27-vjeçar.

Antonela përveç se modele, është gjithashtu dhe një influencer në rrjetet sociale, ku numëron 1.5 milionë ndjekës në “Instagram”.