Robert De Niro mirëpret fëmijën e shtatë në moshën 79-vjeçare

Robert De Niro, ylli 79-vjeçar i Hollivudit, ka konfirmuar se është bërë baba për herë të shtatë.

Ai dha lajmin gjatë një interviste me ET Canada në lidhje me filmin e tij të ardhshëm, me titull About My Father.

Kur u pyet se ishte baba i gjashtë fëmijëve, aktori amerikan fitues i çmimit Oscar u përgjigj: “Shtatë, në fakt… Sapo linda një fëmijë”.

De Niro, i cili ka gjashtë fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet e mëparshme me tre gra, nuk e zbuloi identitetin e nënës së fëmijës së shtatë.

Ylli i Hollivudit ka fituar dy çmime Oscar, për rolet e tij në The Godfather, Part II dhe Raging Bull./Albeu.com/


Shtuar 10.05.2023 16:03