Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se deri në mars të vitit 2023, pensionet në vend do të rriten për 16 %.
Kovaçevski tha se vetëm për këtë vit, pensionet janë rritur për 10 %, kështu që sipas tij, pritet të rriten edhe 6 %.
Komentet shefi i ekzekutivit i bëri në paraqitjen e tij të sotme në Kampin Universitar në Shkup, ku tha se pret që kjo të ndodhë sipas metodologjisë së re të miratuar nga qeveria.
“Shikoni, nga ky muaj ne kemi rritje të pensioneve për mbi 6 për qind, bashkë me rritjen e kaluar, kjo është 10 për qind rritje pensioneve vetëm në këtë vit kalendarik, ndërsa në nivel vjetor, me rritjen që do të vijojë në mars, rritja me siguri do të jetë në nivel të 16 për qind”, tha Kovaçevski./albeu.com/