Një 40 vjeçare shqiptare është kërcënuar me pistoletë nga një 48-vjeçare. Sipas medieve italiane, kjo e fundit e ka konsideruar gjithmonë si rivale në dashuri shqiptaren.
Ka qenë një kalimtar që ka vënë re debatin e dhunshëm mes dy grave dhe më pas ka thirrur karabinierët.
Sipas policisë, 48-vjeçarja e kishte tërhequr zjvarrë për flokësh shqiptaren dhe më pas i kishte drejtuar armën në gjoks.
Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se sulmi përfaqëson episodin e fundit të një sërë kërcënimesh, ofendimesh dhe përndjekjesh që gruaja shqiptare kishte qenë e detyruar të vuante vitet e fundit.
Ajo nuk kishte gjetur guximin të raportonte më parë duke ia mbajtur situatën të fshehur edhe të afërmve dhe miqve./Albeu.com/