Komisioni i Rithemelimit ka bërë ditën e sotme një kallëzim penal për kreun e gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllanaj dhe kancelarin Donald Xhelili
“Rithemelimi” i akuzon ata për shpërdorim detyre, me arsyetimin se nuk u është dhënë vendimi i zbardhur i Blerina Muçës për të bërë palë Alibeajn.
Të lidhura
None found
Në vijim të qendrimit te bere publik nepermjet deklarates se ditës se diel, dhe ne mungese te reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, Partia Demokratike e Shqiperise ka paraqitur sot kallëzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit te gjykates se Tiranes, te cilet ne menyre te qellimshme ende nuk i komunikojne zyrtarisht Partise Demokratike vendimet gjyqesore te cilat cenojne interesa te ligjshem te saj.
Partia Demokratike ben thirrje per organet ligjzbatuese qe te hetojne dhe vene para pergjegjesise ligjore kedo i cili me veprime te paligjshme tenton te ndikoje proceset ligjore ne shqyrtim nga gjykatat, pavaresisht pozicionit qe mban!/albeu.com

