Ristani: Basha është një humbës kronik, të këtë burrni dhe të dorëhiqet

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani e ka cilësuar kryedemokratin Lulzim Basha se është një humbës kronik, duke theksuar se ka humbur katër beteja elektorale.

Ristani tha për Opinion se Basha nuk organizoi partinë dhe nuk arriti të fitojë besimin e qytetarëve, teksa thotë se kreu i demokratëve “të gënjen dhe për orën”.

Ish-sekretari i Përgjithshëm tha se pas humbjes kryetari i PD duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të hapte rrugën për reformimin e kësaj force politike.

“Thelbi i konstatim është se Basha është një humbë kronikë. Ka humbur në mënyrë të përssëritur në në të gjitha betejat elektorale që ka patur. Humbi në 2015, humbi në 2017 duke mos llogaritur zgjedhjet e pjesshme dhe humbi në zgjedhjet e 2021. Pra, ka katër humbje radhazi. Humbi sepse nuk arriti ta organizoi partinë ashtu siç duhet, nuk krijoi besimin tek njerëzit, përkundrazi në mënyrë të përsëritur ka problematika me të vërtetën. Unë them këtë gjë, Presidenti tha që ai të gënjen dhe për orën, në fakt është vërtetë ashtu. Njeriu duhet të ketë burrninë që kur humb të hapi rrugën. Nuk ka padurim, madje padurimi i duket i Bashës i trembur të cilit i afrohen dhe zgjedhjet.”-tha Ristani.


Shtuar 17.05.2021 22:41