Risia më e fundit e Whatsapp, mesazhet mund të redaktohen brenda 15 minutave pas dërgimit

Një lajm interesant për përdoruesit e Whatsapp. Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë prezanton mundësinë për të redaktuar mesazhet pas dërgimit.

Lajmi është zyrtar, konfirmohet nga Mark Zuckerberg në një postim të publikuar në faqen e tij në Facebook: “Tani mund të redaktoni mesazhet tuaja WhatsApp deri në 15 minuta pasi të jenë dërguar!” shkruan presidenti i Metës.

Funksioni i këtij opsioni të ri është të korrigjojë çdo gabim shtypi. Kufiri i futur në funksionin e modifikimit është ai i kohës. Ndryshimet e vetme mund të bëhen brenda 15 minutave nga dërgimi i mesazhit.

Sipas thashethemeve që qarkullonin ditët e fundit në faqet e specializuara, mesazhet e modifikuara nuk do të jenë të njëjta me të tjerat ,por do të kenë një simbol për t’i dalluar nga ato normale dhe për të bërë të qartë se mesazhi është rregulluar.

Zuckerberg njoftoi lajmin në orën 16:00 të hënën, por për të qenë në gjendje të modifikoni mesazhet, do të duhet të përditësoni aplikacionin, i cili ende nuk është i disponueshëm.

Duke pasur parasysh mundësinë e përdorimit të WhatsApp nga pajisje të ndryshme, sipas blogut të specializuar WeBetaInfo, duhet të jetë e mundur të modifikohet mesazhi vetëm nga pajisja nga e cila është dërguar.

Në fakt, synimi i Metës është të mbrojë përmbajtjen origjinale të bisedës, pa lejuar asnjë ndryshim që të deformojë kuptimin e mesazheve të shkëmbyera nga dy përdorues.


Shtuar 22.05.2023 19:41