Rishi Sunak: Shumë civilë kanë vdekur në luftën Izrael-Hamas

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, deklaroi para gazetarëve se shumë civilë kanë humbur jetën në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

 

“Askush nuk dëshiron ta shohë këtë konflikt të zgjasë një ditë më shumë”, tha Sunak, raporton BBC.

 

Duke folur për gazetarët në Skoci, ai përsëriti se ndërsa Izraeli e ka të drejtën për t’u mbrojtur pas sulmeve të 7 tetorit, duhet ta bëjë këtë “në përputhje me të drejtën humanitare”.

 

Javën e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar rriti thirrjet e saj për armëpushim në Gaza. 

Gjithashtu, Sunak deklaroi qeveria ka qenë “konsistente” në thirrjen për një armëpushim të tillë.


Shtuar 18.12.2023 16:01