Rishi Sunak mbërrin në Tel Aviv: Britania e Madhe qëndron me ju

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka mbërritur në Tel Aviv në shenjë mbështetjeje për Izraelin.

Kryeministri britanik planifikon t’i shprehë ngushëllime homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahu, për sulmin e Hamasit të 7 tetorit dhe të diskutojë për luftën në Gaza.

Lexo edhe: Kryeministri britanik viziton sot Izraelin

Pas mbërritjes në Izrael, Rishi Sunak u tha gazetarëve në aeroportin e Tel Avivit se sulmet e Hamasit më 7 tetor ishin një “akt i papërshkrueshëm, i tmerrshëm terrorizmi” dhe ai përsëriti se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Izraelin.

“Pres me shumë padurim takimet e mia më vonë me kryeministrin dhe presidentin dhe shpresoj shumë që ato të jenë takime produktive”, tha Sunak, raporton BBC. 

Gjatë vizitës së tij dyditore në rajon, Sunak pritet të vizitojë edhe Egjiptin dhe Katarin./Albeu.com


Shtuar 19.10.2023 09:47