Rinovoi kontratën, Carlos Sainz: Jam i lumtur, Formula 1 s’ka ekip më të mirë se Ferrari

Tashmë zyrtarisht Carlos Sainz do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Ferrarin, teksa ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024.

Njoftimin është bërë në rrjetet sociale nga të dyja palët, ku tregohet se Carlos Sainz do të pilotojë me Ferrarin në Formula 1 edhe për dy vite të tjera.

Pasi ka rinovuar kontratën me “Kokëkuqen”, piloti spanjoll është shprehur shumë i lumtur, ndërsa ka theksuar se s’ka ndonjë ekip tjetër më të mirë se Ferrari që garon në Formula 1.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time me Ferrarin. Gjithmonë kam thënë se në Formula 1 nuk ka ekip më të mirë për të garuar dhe pas më shumë se një viti me këtë skuadër mund të them se kjo përvojë ka shkuar përtej pritshmërive të mia. Uniforma e kuqe dhe përfaqësimi i Ferrarit është një nder i madh për mua. Jam krenar që do ta vazhdojmë këtë aventurë së bashku. Sezoni im i parë në Maranello ishte solid dhe konstruktiv, ne kemi rritur së bashku dhe rezultatet e punës së bërë po shfaqen në fillim të këtij sezonit”, ishin fjalët e para të Carlos Sainz pas rinovimit të kontratës. /h.ll/albeu.com


Shtuar 21.04.2022 14:00