Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvend, mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe atij socialist.
Teksa mban fjalën në Foltoren e Kuvendit, Balla është provokuar nga Vokshi, ndërsa kreu i grupit socialist iu përgjigj duke thënë se deputetes demokrate se i fillon numri me “0900”.
“Realisht nuk kishim një numër tuajin që të ju merrnin në telefon dhe të ju thonim çfarë mendoni ju. 0900 se këtë numër kam, për ty Albana padyshim”, ishte fraza e Ballës.
Kjo solli reagimin e ashpër të demokratëve, të cilët iu afruan “Foltores”, ndërsa Bardhi shpërtheu ndaj Ballës me fjalët “ndyrësirë, i pafytyrë”.
Është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës, e cila nuk lejoi që situata mes palëve të përshkallëzohej.
Më pas, kreu i Kuvendit Niko Peleshi me kërkesë të Ballës, ndërpreu seancën plenare.

