Rikthimi i Metës, Kryemadhi: Nuk ka ndërmend të kandidoj për kryetare në LSI

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në Neës 24 ka thënë se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në LSI, partinë që ajo sot drejton.

“E para, Monika Kryemadhi nuk ka ndërmend të kandidojë për një mandat tjetër. E dyta, është konventa që është në proces përgatitjeje pasi për shkak të pandemisë konventa u shty dhe kemi funksionuar me shtabet politike elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe ndërkohë, janë disa grupe pune që vazhdojnë të punojnë dhe sot. Është ngritur një strukturë e re që quhet GEN, Gjenerata e Re e cila po punon për hartimin e disa politikave të reja që ne duan t’i implementojmë”, tha ajo.

Kujtojmë se bashkëshorti i saj, presidenti Ilir Meta, sapo t’i mbarojë mandati si kreu i shtetit (24 korrik 2022) ka thënë se do të kthehet në krye të LSI-së, partisë që ai ka krijuar vetë./albeu.com


Shtuar 26.03.2022 18:22