Rikthimi i Covid-19, cili është qarku që mban rekord rastesh dhe sa pacientë janë të shtruar në spitale

Covid-19 është rikthyer fuqishëm ditët e fundit jo vetëm në vend, por në të gjithë botën.  Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 1461 të infektuar dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 419 ndërsa raste aktive janë 8,930.

Sipas të dhënave të fundit, trajtim spitalor po marrin 30 pacientë, ndërsa Tirana mban rekord rastesh me 5,256 të infektuar nga 8,930 raste që janë aktive në total. Më pas pason Durrësi e Fieri, Ndërsa më pak raste ka Dibra dhe Kukësi.

Statistika:

Testime totale 1,879,129
Raste pozitive 293,917
Raste të shëruara 281,470
Raste Aktive 8,930
Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,256
Durrës 761
Fier 729
Vlorë 476
Shkodër 357
Berat 318
Elbasan 301
Gjirokastër 238
Lezhë 184
Korçë 151
Dibër 105
Kukës 54


Shtuar 15.07.2022 18:06