Rikthehet lideri çeçen, qëllon me bomba dhe armë mbi Ukrainë

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, i cili njihet si aleati i madh i presidentit rus, Vladimir Putin është rikthyer në Ukrainë.

Përmes rrjeteve sociale Kadyrov i veshur ushtarak dhe i armatosur rëndë tregon sikur është duke luftuar në Ukrainë kundër forcave ukrainase.

Madje vetë Kadyrov në rrjete sociale pretendon sikur ka vrarë disa ushtarë ukrainas, mes tyre edhe një snajper.

Kujtojmë që Kadyrov hyri në Ukrainë edhe muajin e shkuar, por u detyrua të kthehej mbrapsht pas një surprize të hidhur që kishin organizuar forcat ukrainase, duke vrarë disa ushtarë çeçenë./albeu.com

Shtuar 21.04.2022 19:20