Rikthehet i nxehti afrikan, sa do të shënojë termometri sot

Në vendin tonë sot rikthehet i nxehti afrikan. Masat ajrore të nxehta dhe të thata më origjinë nga veriu i Afrikës do të përfshijnë Shqipërinë duke kushtëzuar mot të kthjellët gjatë paradites.

Sipas MeteoAlb, pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat veriore ku rrezikon edhe ndonjë rrebesh afatshkurtër, duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime dhe temperatura të larta.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale ku mëngjesi shënon 17°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 39°C./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 08:04