Këngëtarja dhe modernatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca për një kohë të gjatë i kishte munguar publikut dhe ndjekësve të saj. Por sot Luana është rikthyer fuqishëm.
Pasi publikoi episodin e parë të projektit “Thuaje”, Luana ka publikuar edhe këngën më të re dedikuar bullizmit.
Kënga mban titullin “Si njerëz”, që vjen dhe me një videoklip shumë domethënës.
Luana pasqyron përmes pamjeve e tekstit luftën me bullizmin dhe bën thirrje që ky fenomen të ndalojë.
Në rrëfimin e saj në projektin “Thuaje”, Luana kujton kur e bullizonin dhe si i përjetonte komentet që merrte për trupin apo pamjen.
“Unë kam zgjedhur gjithmonë të hesht, por në vetminë time unë e kam vuajtur”, shprehet ajo.
Luana rikthehet fuqishëm, publikon këngë për bullizmin
“Thuaje” do të ketë 5 histori personale të Luanës. “Në vetvete nuk janë histori të bukura, por kanë shërbyer që të jenë forcë”, tha ajo./albeu.com