Talebanët pas marrjes së pushtetit premtuan se nuk do të lejonin që Afganistani të kthehej në një strehë për tërroristët.
Por mesa duket me ta marrë gjithçka nën kontroll, gjërat po ndryshojnë, premtimet nuk po mbahen.
Njeriu më i afërt i Osama Bin Laden, Amin-ul-Haq, i cili ishte përgjegjësi i tij i sigurimit, deri në vitin 2011 që u vra, ka mbërritur dhe ka gjetur strehë në Afganistan.
Kjo gjë vë në pikëpyetje nëse vendi do të jetë paqësor, apo do të shërbejë si vendqëndrim terroristësh./albeu.com