Këngëtarja e njohur Rihanna për herë të parë ka treguar djalin e saj për miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Rihanna postoi një video në TikTok, e cila u bë menjëherë virale dhe mori komente plot dashuri nga fansat e saj.
Këngëtarja ka treguar për herë të parë për publikun djalin e saj shtatëmuajsh dhe miqtë e saj në internet pohuan menjëherë se i ngjan shumë asaj.
@rihannahacked
Rihanna dhe ASAP Rocky e kishin mbajtur fytyrën e fëmijës së tyre larg syrit të publikut gjatë gjithë kësaj kohe.
Mirëpo, artistja 34-vjeçare me famë ndërkombëtare vendosi të prezantojë të birin me publikun dhe ka shpërndarë videon që ka çmendur fansat e saj.
Vogëlushi shfaqet duke qeshur dhe në një moment tenton që të kapë kamerën me duart e tij, ndërsa Rihanna dëgjohet duke e pyetur “A dëshiron të provosh telefonin e mamit?”
Çifti nuk e ka bërë të ditur emrin e djalit të tyre.