Rezultati në rang kombëtar, numërohen 1765 kuti, kryeson PS

Të dhënat e orës 10:31 nga KQZ tregojnë se janë numëruar 1765 kuti nga 5199. Deri më tani kryeson PS me 49.42%, më pas renditet PD me 38.81%.

LSI renditet në vend të tretë me 7.12% dhe pas saj, PSD me 1.95%.

Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.


Shtuar 26.04.2021 10:58