Rexhepi zbulon arsyen pse firmosi por nuk votoi për rrëzimin e qeverisë “Zaev 2”

Deputeti Kastriot Rexhepi tha se ka nënshkruar nismën për mocion të mosbesimit pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, pasi sipas tij vendi duhej të ketë mandatar.

“Në momentin që kryeministri Zaev dha dorëheqje dhe tha se nuk do të kthehet më, vijnë sinjale të forta që me 14 dhjetor Maqedonia do të merr datë për fillim të bisedime. E keni deklaraten e Makronit, vizitën e kryeministrit Rute”, tha mes tjerash Rexhepi.

Rexhepi thotë pasi Zaev nuk depozitoi dorëheqjen, dhe pasi rezultatet në komunën e Zhelinës mbetën të pa ndryshuara, nuk e ka parë të arsyeshme të votojë mocionin e mosbesimit.

“Zaev e tërhoqi dorëheqjen, Zhelina u fitua. Pse nuk pritet deri më 14 dhjetor. Nuk e kam të qartë insistimin pse tani. Ndoshta pas 14 dhjetorit do të bëhen më tepër se 74 deputetë”, tha mes tjerash Rexhepi.


Shtuar 15.11.2021 12:53