“Revolucioni vazhdon …”, Berisha: Rama është i interesuar për dhunë, por ne do ta rrëzojmë me votë

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me drejtuesit e departambenteve të PD, deklaroi se demokratët dhe shqiptarët janë të vendosur ta largjnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Berisha theksoi se revolucioni vazhon dhe nuk ndalet, dhe se pavarësisht se Rama kërkon dhunë, ai do të rrëzohet nga vota e lirë e shqiptarëve.

“Ne jemi në një revolucion dhe unë prap do të ndalem këtu, kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kjo është një fjalë pak si e lartë dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë term.

Unë kam mirëkuptim për ata që më pyesin, por pse e përdor unë? Sepse ne kemi një regjim monist, monist, që ka vendosur sistemin defakto të eliminimit të votës. Ju që të gjithë e njihni procesin elektoral. Por nëse unë kryeministër mobilizoj të gjithë makinerinë shtetërore dhe ti drejton një forcë politike e matesh me mua, unë me një logjistrikë 100-herë më të madhe se tënden, me një buxhet sa buxheti i shtetit, kjo zgjedhjet i bën fiktive se zgjedhjet kanë një kusht themelor; lojtar në kushte të barabarta.

Unë ju dhashë vetëm këtë shembull, por janë të gjitha praktikat e tjera që ky ndjek kundër votës së lirë. Atëherë çfarë na mbetet ne? Na mbetet të kapitullojmë, kurrë, jo. Sepse ne absolutisht do ta largojmë nga pushteti këtë dhe ne nuk do të vijmë kurrë në pushtet përveç se me votën e lirë, por këtij nuk i ndahemi ne, jo.

Ne e kemi bërë njëherë këtë revolucion në vitin 1990-91. Kushtet janë të ndryshme, por ngjashmëritë janë reale. Edhe atëherë fituam, edhe tani do të fitojmë. Do të fitojmë. Do të fitojmë duke persisituar.

Do të fitojmë me mekanizma të mosbindjes civile. Atëherë kishim mekanizma të tjerë të fuqishëm, nuk i kemi sot ato, por prap sot ne do të përdorim të gjitha mundësitë që kemi.

Do të ju them një gjë. Që nga viti 1990, deri më sot këto janë protestat në të cilat forca politike që i organizon ka vetëm një pushtetar, ç’ka do të thotë janë masë e pafundme idealistësh që vijnë aty. Nuk i nxjerr pushteti ato, nuk i nxjerrin qeveritarët vendorë ata. Ata i nxjerr vetja e tyre, idealet e tyre, ju u nxjerrin idealet tuaja. Përkundrazi ju që vini merrni rrisqe për të dalë aty.

Ka një dallim shumë të madh me të gjitha protestat tjera, këto protesta. Pasi dorëzoi bashkinë në vitin 2011, Edi Rama nga 753 protesta që organizoi, nga ajo ditë e pas nuk organizoi dot më asnjë protestë. Për hirë të së vërtetës edhe Lulzim Basha protestën e fundit që bëri, 1 javë që humbi zgjedhjet lokale, ku akoma ishin bashkitë pa u dorëzuar.

Pse e bëj këtë analizë, është frymëzuese kjo. Një ushtri e vërtetë idealistësh, por ne do të ndjekim e them edhe njëherë, revolucion paqësor, me elementë të qartë të mosbindjes civile.

Pse paqësore se ne jemi forcë demokratike, nuk jemi forcë dhune. Nuk lëkundemi ne nga ky pozicion, askush nuk mund të na intimidojë. Ua them unë këtu, kjo është çështje bindje e thellë. Edi Rama është i interesuar për dhunë. Në fakt jo vetëm ai, por edhe të tjerë, por ne jemi forcë politike e cila beson në fuqinë e lëvizjes paqësore, beson në fuqinë e mosbindjes civile”, u shpreh Berisha.


Shtuar 23.02.2023 20:25