Reshjet shkaktojnë rrëshqitje dherash, ndërpritet sërish lëvizja në aksin Librazhd-Prrenjas

Pasditen e kësaj të marte, qarkullimi i mjeteve në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas u ndërpre përkohësisht, pasi dhera dhe gurë përfunduan në rrugë në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, menjëherë pas reshjeve të dendura që përfshinë zonën e Librazhdit. Si pasojë e ujit të shiut, nga shpatet anësore u shkëputën materiale, të cilat bllokuan të dy korsitë e rrugës dhe penguan kalimin e automjeteve.

Të lidhura

None found

Për më shumë se një orë, lëvizja e mjeteve mbeti e pezulluar, duke sjellë krijimin e radhëve të gjata në të dy anët e aksit.

Në vendngjarje mbërritën ekipet dhe mjetet e kompanisë që po punon në këtë segment, të cilat nisën menjëherë pastrimin e rrugës nga materialet e rrëshqitura.

Menaxhimi i situatës u vështirësua edhe nga punimet që po kryhen për zgjerimin e këtij aksi në kuadër të projektit të Korridorit VIII. Pas ndërhyrjes me mjete të rënda, qarkullimi ka nisur të rikthehet gradualisht, ndërsa situata është drejt normalizimit.


Shtuar 23.06.2026 20:25

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş