Reshjet e shiut shkaktojnë rënie masive të gurëve, bllokohet aksi Elbasan – Librazhd

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar rënie masive të gurëve në aksin Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Murrash.

Raportohet se momentalisht po punohet për pastrimin dhe mbajtjen e hapur për qarkullim e automjeteve.

Ky aks është ndër më problematikët në vend, sa i përket rënies së gurëve, sidomos gjatë stinës së dimrit. /albeu.com


Shtuar 27.02.2022 20:26