Reshjet e shiut përmbysin Durrësin, këto janë akset problematike

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Durrës. Rrugët në kryqëzime dhe segmente rrugore janë përmbytur.

Prani uji ka në kryqëzimin e stadiumit, rruga “Dyli”, te rreth rotullimi i stacionit të trenit, rruga “Taulantia, rruga “Pavarësia” në plazh, rruga e Shkozetit.

Përmbytja e rrugëve ka krijuar probleme me qarkullimin e mjeteve dhe kalimin e këmbësorëve./albeu.com


Shtuar 6.12.2021 08:56