Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, njerëzit bllokohen në banesa

Reshjet e shiut me instensitet të lartë kanë sjellë probleme në Lezhë. Mësohet se disa rrugë dhe lagje në këtë qytet janë përmbytur.

Gjithashtu nga uji janë pushuar dhe hyrjet e pallateve, duke vështirësuar lëvizjen e njerëve për të dalë dhe hyrë në banesa.

Situata është më problematike në lagjen “Beslidhja”, ku niveli i ujit ka arritur në disa centimetra dhe njerëzit e kanë të pamundur të dalin nga banesat e tyre.

Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.

 


Shtuar 10.03.2023 19:19