Reshjet e dendura të shiut, ARRSH njofton gjendjen në akset nacionale

Mbrëmjen e djeshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të dendura shiu në të gjithë vendet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, njofton se nuk ka probleme me qarkullimin në akset nacionale. Gjithashtu njoftoi se po pastrohen gurët dhe inertet që kanë rënë në rrugë gjatë natës.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale

Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, shkruan ARRSH./albeu.com


Shtuar 6.12.2021 09:15

Tags: