Reshjet e dëborës në vend, probleme me qarkullimin në një pjesë të Rrugës së Arbrit

Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa pjesë të vendit, teksa në disa akse ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve.

Reshje me intensitet ka patur edhe në bypass-in e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit,ku vazhdon të ketë probleme me qarkullimin e automjeteve.

Për mbajtjen hapur të qarkullimit janë vendosur në dispozicion 2 borëpastruese nga firma që ndërton rrugën e Arbrit.

Sakaq, reshjet kanë nisur edhe në Bulqizë e Dibër por as atje momentalisht nuk raportohet të ketë probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Policia Rrugore e Qarkut Dibër këshillon drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin e rrugës së Arbrit në drejtim të Tiranës apo anasjelltas të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të mbajnë me vete antirrëshqitës, pasi nëse reshjet vazhdojnë me intensitet mund të ketë probleme në orët në vijim.


Shtuar 10.12.2023 18:54