Qarku i Korçës është përfshirë sërish nga reshjet e dëborës. Reshjet kanë përfshirë gjithë juglinjdjen në lartësinë mbi 1300m.
Sipas informacioneve të derimëtanishme në rrugën Boboshticë-Dardhë po punohet për kriposjen dhe pastrimin e segmentit.
Trashësia e dëborës në Dardhë ka shkuar deri në 5 cm, pritet që reshje të ketë edhe në vazhdim.
Në zonat më të ulëta ka vetëm reshje shiu ndërsa në zonat e përfshira po punohet për pastrim dhe kriposje.