Reshjet e dëborës, bllokohet rruga e Arbrit, policia apel shoferëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Disa akse rrugore në vend janë bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës.

Policia bën me dije se të bllokuara janë akset Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.

Drejtuesit duhet të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto zona.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Si pasojë e reshjeve të dëborës që vijojnë të bien në Rrugën e Arbërit dhe në malësinë e Krujës, janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbërit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.

Shërbimet e DVP Tiranë janë në gadishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, në këto zona, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.