Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informon se gjatë natës de në orët e para të mëngjesit intensiteti i reshjeve ka rënë, duke sjellë një qetësim të situatës.
Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryehet pa problem.
Për sa i përket aksit Qaftë Thore-Theth, në zonën e tuneleve vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vëstirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës.
Dendësia e dëborës ka skuar mbi 1 metër.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
ARRSH i bën apel shoferëve që t ëtregojnë kujdës të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje dhe të pajisen me goma dimërore e zinxhirë kur udhëtojnë në zonat malore.
Gjithashtu i bën thirrje të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./Albeu.com.