Ditën e djeshme temperaturat kanë pësuar një ulje drastike duke bërë që në disa vende të vendit të fillojnë dhe reshjet e dëborës.
Në fshatin Dardhë të Korçës reshjet që vazhdojnë prej disa ditësh e kanë çuar në 7 centimetra trashësinë e dëborës.
Ndërkohë borëpastrueset po punojnë në rrugën e Dardhës dhe po bëhet kriposja e rrugës për të bërë të mundur kalimin e mjeteve. Aktualisht reshjet kanë ndalur, por temperatura shënon 1°C.
Qarkullimi kryhet pa probleme mjetet dhe punëtorët janë në terren, për të bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës pasi pritet që të temperatura të bien. Ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar sugjeron që drejtuesit të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve përgjatë këtij aksi, vendosni gomat dimërore dhe zinxhirë, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.