Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi javor i motit

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë duke filluar që nga sot deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.

Herë pas here do të ketë reshje të pakta shiu kryesisht në zonat verior. Meteorologu Hakil Osmani bën me dije se në zonat malore do të ketë dhe sasi të pakta të reshjeve të borës.

Ndërkohë sa i përket temperaturave të ajrit do të kemi një rënie të lehtë gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme duke bërë që maksimumi të jetë në 20 apo 21 gradë nga e enjtja e më pas do të kemi deri në 24 gradë që janë pak mbi vlerat normale.

Gjithashtu ai është shprehur se kushtet e paqëndrueshme të motit do të vijojnë të jenë prezentë edhe në vendet e rajonit ku herë pas here do të gjenerojnë me reshje shiu./albeu.com/