Reshje shiu dhe dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 2 Shkurt 2026

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpashershme me kthjellime kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore e në Jug të vendit.

Nga orët e para të 24 orëshit deri gjatë orëve të mëngjesit reshje të dobëta shiu të karakterit lokal. Gjatë ditës kryesisht në orët e mesditës e pasdites, reshjet parashikohen me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra në zonën qendrore.

Në orët e mbrëmjes parashikohet ndërprerja e reshjeve.

Në lartësinë mbi 900-1000 metër në Veri-Verilindje-juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga Verilindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10m/s.

Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.


Shtuar 2.02.2026 07:35