Reshje dëbore në Qafë Thore, era e fortë sjell rënien e ortekut

Në zonat malore të vendit ka pasur reshje dëborë dhe për shkak edhe të erës së fortë, në Qafë Thore ka pasur një ortek. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, njofton gjithashti se në akset Spot-Kam, Valbonë,  Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës  të cilat janë pastruar nga kontranktori i murëmbajtjes./albeu.com

 


Shtuar 16.02.2022 10:16