Për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, ka pasur probleme në akset rrugore në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se intensiteti i reshjeve në të gjithë vendin ka rënë. Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth po punohet për pastrimin e borës, ndërsa në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugë alternative.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin.
Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, po punohet për pastrimin
Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./albeu.com