Si pasojë e reshjeve të dendura të shiu, në rrugë kanë rënë inerte dhe gurë duke bllokuar rrugët, por edhe duke u bërë rrezik për shoferët.
Përmes një postimi në Facebook, ARRSH u kërkon shoferëve të tregojnë kujdes në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.
“Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.
Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, shkruan ARRSH./albeu.com