Rënie gurësh dhe ngrica për shkak të motit të keq, këto janë dy akset e bllokuara (VIDEO)

Pas reshjeve të borës dhe shiut, temperaturat kanë rënë ndjeshëm duke bërë që rrugët të bllokohen nga bora dhe në disa të tjera të ketë rënie gurësh dhe inertesh. Këto problematike janë në aksin rrugor Bajram Curri – Valbonë dhe rrugët Has dhe Kukës Shishtavec.

Shtabi i Emergjenca ka njoftuar për situatën në qarkun Kukës

Situata e motit është e qetë, shoqëruar me erë.

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë  kohës për pastrimin e inerteve dhe gurëve , kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun Kukës .

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente./albeu.com


Shtuar 2.02.2022 09:16