Pasditen e sotme janë ushtruar disa kontrolle nga policia në tregun agro-ushqimor në Elbasan.
Mësohet se kontrollet kanë të bëjnë me personat në kërkim dhe si rezultat janë shoqëruar disa persona.
Këto kontrolle kanë shfaqur shqeësim te tregtarët, të cilët kanë thënë se kontrollet dhe ndërhyrja e policisë është e paligjshme dhe nuk ka një vendim gjykate.